Marinos Ouzounidis (trajner i AEK): “Eshte një kënaqësi e madhe që luajmë në një kompeticion të tillë. Për më tepër është kënaqësi për lojtarët e mi dhe për të gjithë botën, për të luajtur me një nga skuadrat më të forta në botë. Eshtë vërtet një sfidë e bukur për neve. Na duhet të japim më të mirën tonë, për t’u përpjekur që të jemi kompetitivë. Gjithcka që duhet të bëjmë është të luajmë fort dhe mbi të gjitha të mbrojmë sa më mirë. Natyrisht që në një ndeshje të tillë duhet të kujdesesh më shumë për fazën mbrojtje. Por të dimë të përfitojmë na shanset që do të jemi. Detyra kryesore është të jemi sa më të organizuar, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim për t’i marrë rezultat Bayernit”.
Vasilis Barkas (portier i AEK): “Në këtë nivel ndeshemi me skuadra që nuk të falin lehtë. Prandaj përballemi me Bayernin, me synimin për të bërë sa më pak gabime. Për neve, kjo është një ndeshje në të cilën kemi mundësinë të tregojmë veten, ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë. Kam menduar shumë gjatë ditëve për faktin që do të ndeshem me lojtar të një kalibri të madh. Por jemi të gjithë të përgatitur për t’i përballuar me sukses. Shpresojmë që si përfundim, të marrim një rezultat sa më të mirë”.