Koulibaly: Kurrë tek Juventusi

Sport

Kalidou Koulibaly ka kaluar nga e “kaltra” e Napolit tek “bluja “e Chelsea-t, shenjë që në fatin e tij duket se ka vetëm një nuancë ngjyrash: ajo e detit dhe e qiellit. Futbolli modern nuk lë vend për romantizëm, por për mbrojtësin senegalez lidhja me klubin napoletan do shkon përtej çdo zgjedhjeje në të ardhmen, pavarësisht një lamtumire të dhimbshme. “Besoj te fati, pas tetë vitesh duhej të shkonte kështu. Cikli im kishte përfunduar, kisha dhënë gjithçka. Nga pikëpamja e emocioneve nuk ka ndryshuar asgjë. Çdo gol, çdo fitore e ndjej njësoj si të jem akoma aty. Ky Napoli është edhe Napoli im. Jam i lumtur që kam kontribuar në rritjen e ekipit”– tha ai për “Corriere della Sera”

 

Napoli është në majën e renditjes, nëse do të jetë ky kampionati i duhur për të shkuar tek titulli kjo mbetet për tu parë, por duket se Koulibaly është gati të festojë . “Shpresoj që të mos e themi për besëtytni. Nëse ndodh do vrapoj deri në Napoli për të festuar, do të jetë edhe kampionati im”– shtoi ai duke zbuluar një kuriozitet – “Çfarë bisedash bëj tek Chelsea  në dhomat e zhveshjes?! I flas për fitoret e ish skuadrës time. Dhe e dini pse?! Sepse jam krenar për Napolin. Bisedoj shpesh me Anguissa e Osimhen. Kam shkëmbyer mesazhe edhe me Kvarën, të cilën ende nuk e njoh personalisht “– u shpreh mbrojtësi i cili me petkun e një napoletani të vërtetë bëri edhe deklaratën e fundit të dashurisë për Napolin.

 

“Në verë pata ofertë edhe nga Juventusi, por nuk mund ta vishja atë fanellë, për dashurinë dhe respektin që kam kundrejt Napolit” – përfundoi 31 vjecari. Kalidou Koulibaly  me fanellën e kaltër luajti nga 2014-ta e deri në majin e këtij viti duke zbritur në fushë në 317 takime.