Kosova ne UEFA

Sport

uefa
Federata e Futbollit e Kosovës pritet të bëhet anëtarja më e re e UEFA-s në muajin mars. Tashmë gjërat thuhet të jenë bërë gati dhe gjithcka pritet të konkretizohet në muajt në vazhdim. Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Federatën Evropiane të Futbollit ka arritur të delegohet për në Kongresin e rregullt të UEFA-s, që do të mbahet më 23 mars të vitit të ardhshëm në Budapest. Lajmi është raportuar nga mediat kosovare, të cilat nuk e fshehin entuziazmin për këtë hap përpara në ëndrrën e tyre për t’u bërë pjesë në një organizëm të futbollit botëror.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, thuhet se në mbledhjen e mbajtur në Maltë, ka diskutuar për çështjen e Kosovës dhe ka vendosur që kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim ta dërgojë në agjendën e Kongresit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë UEFA, nëpërmjet një komunikate për shtyp e cila u bë e njohur pas përfundimit të mbledhjes.