Kosova ndrepret serinë rekord, por ka me çfarë të krenohet…

Sport

Kur të shtunën humbiste Shqipëria, fitonte Kosova. Ndërsa të martën ndodhi e anasjellta. Përfaqësuesja tjetër shqipfolëse ndërpreu serinë prej 15 ndeshjesh pa humbje që zgjaste prej gati 2 vjetësh. Por duke parë se kundërshtari që ua shkaktoi ishte Anglia, atëherë dhembja është disi më e vogël. “Tri Luanët” u shfaqën dukshëm më lart se kosovarët që u dorëzuan me shifrat 5-3. Veçanërisht pjesa e parë ishte vrastare për miqtë. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh që në minutën e parë me Valon Berishën, anglezët patën forca për të përmbysur situtën brenda 20 minutash. Raheem Sterling me një paraqitje brilante, duke shënuar një gol dhe krijuar tri gola të tjera, i ndihmoi “Tre luanëve” të fitojnë dhe ta ruajnë rekordin pa humbje që prej vitit 2009 në ndeshje kualifikuese për Euro apo BotërorNdërkohë që deri në interval kishin shënuar plot 5 herë.


U desh të niste pjesa e dytë që në fushë të shfaqej një Kosovë e tjetërsuar, që duke përfitruar edhe nga një tërheqje e kundërshtarit, relizoi përsëri me Berishën redhe golin e dytë. Ndërsa një penallti e fituar dhe e transformuar nga Muriqi, fiksoi rezultatin në 5-3. Megjithëse Kosova ishte me fat edhe në disa raste kur anglezët goditën shtyllën, apo kur Harry Kane humbi edhe një penallti. Sidoqoftë, kosovarët mund të krenohen me faktin që hera e fundit që Anglia kishte pesuar 3 gola në shtëpi ishte në vitin 2007. Skuadra e Gareth Southgate vazhdon të jetë në komandën e Grupit A me pikë të plota pas katër ndeshjesh. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret e treta më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë që është ngjitur e dyta pas fitores me Malin e Zi.