Kosova e pamposhtur, tashmë përpara testit anglez

Sport

Kosova është Kombëtarja evropiane e momentit. Të besuarit e Bernard Challandes vazhdojnë të mbeten të pamposhtur prej 15 ndeshjesh në rrugëtimin e tyre të deritanishëm, teksa në përballjen e fundit të vlefshme për eleminatoret e Euro 2020 realizuan një përmbysje të jashtëzkonshëm 2-1 ndaj Çekisë.
E tashmë vjen testi i së vërtetës, përballë një emri të madh si Anglia, në duelin që të martën do të përplasë dy ekipet që kryesojnë për momentin grupin A të eleminatoreve evropiane. Kosovarët do të zbresin në “St Mary’s Stadium” të Southampton, për të luajtur atë që është padyshim ndeshja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë nga kjo përfaqësuese në më shumë se 3 vitet e pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Për këtë arsye regjistrohet një prani e madhe e tifozëve kosovarë në Angli, ku parashikohet të jenë rreth 1600 vetë në mbështetje të përfaqësueses së Challandes.

FILE PHOTO: FILE PHOTO: Soccer Football – Euro 2020 Qualifier – Group A – Kosovo v Czech Republic – Fadil Vokrri Stadium, Pristina, Kosovo – September 7, 2019 Kosovo players celebrate at the end of the match REUTERS/Florion Goga/File Photo/File Photo

Skuadra e drejtuar nga trajneri zviceran është duke bërë një fushatë vërtet mbresëlënëse dhe tepër unike sa i takon një kampionat evropian – pasi ka fituar dy herë dhe ka barazuar dy herë të tjera në katër ndeshjet e para të grupit. Triumfi ndaj Çekisë në Prishtinë të shtunën e pozicionon Kosovën në vendin e dytë në Grupin A kualifikuese me 8 pikë, vetëm një më pak se kundërshtarja e së martës, Anglia, që në sfidën direkte do të kërkojë të rrisë diferencën pikërisht me Kosovën ndjekëse.