Pasi konfirmoi largimin nga Real Madrid pas një experience 16 vjeçare, e ardhmja e Marcelos, mbetet ende e pakonfirmuar. Megjithatë, mediat pranë klubit të Los Blancos kanë zbuluar se klubi që interesohet më tepër për të marrë shërbimet e brazilianit është Milani.
Madje, kampionët e Serisë A kanë bërë edhe hapa para në këtë aspekt. Sikurse raporton AS, kuqezinjtë I ofrojnë mbrojtësit të majtë një pagë prej 3 mln eurosh në sezon, në mënyrë që ky I fundit të zbarkojë me parametra zero në San Siro.
Megjithatë, një shumë e tillë, nuk është marrë tepër në konsideratë nga Marcelo, pasi 3 mln euro, janë vetëm gjysma e atyre që ai ka përfituar në Santiago Bernabeu. Ndonëse 34 vjeç, Marcelo është shprehur se ka ende për të dhënë nga repertori I tij, e si pasojë, Milani mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga eksperienca e 5 herë fituesit të Champions League.
Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që Milani të përmirësojë ofertën në drejtim të mbrojtësit, në mënyrë që ky I fundit të zbarkojë në San Siro dhe t’I bashkohet organikës së trajnerit Stefano Pioli. Madje, një gjë të tillë, Milani pritet ta bëjë shpejt, sepse për Marcelon interesi mbetet I lartë.
Një tjetër klub që interesohet për transferimin e anësorit të linjës së majtë është edhe klubi I Ligue 1, Marseille. Me Milanin që mbetet në pole-position, dita kur do zbulohet përfundimisht e ardhmja e Marcelos, pritet të jetë shumë e afërt.