Konfirmohet dëmtimi i Dani Olmos, ja sa do të mungojë lojtari i Barcelonës

Sport

Dani Olmo ndërpret ecurinë e mirë me Barcelonën. Në ndeshjen ndaj Gironas, të fituar 4-1 nga katalanasit, mesfushori doli i dëmtuar nga fusha e lojës, duke ngritur shqetësim në mjedisin e gjigantëve të Spanjës. Pas testeve të kryera, Barcelona ka konfirmuar në kanalin zyrtar, se lojtari ka pësuar një tërheqje muskulore, dhe si pasojë, do të mungojë nga 4, deri në 5 javë, teksa gjendja e tij fizike do të monitorohet ditë pas dite. Ky është një lajm shumë negativ për trajnerin Hansi Flick, i cili kishte arritur t’i merrte maksimumin lojtarit përgjatë këtyre javëve të para. Në 3 ndeshje të luajtura në La Liga, Olmo ka arritur të shënojë po kaq herë, duke treguar kësisoj rëndësinë e e tij si lojtar me fanellën blaugrana. Në fakt, gjëja positive e Barcelonës në javët e para të këtij sezoni, janë vetëm rezultatet në fushë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjendjen fizike të lojtarëve. Bashkë me Olmon, katalanasit tashmë kanë plot 7 futbollistë në infermieri, duke nisur nga Araujo, Bernal, Christensen, De Jong, Fati, Gavi dhe Fermin Lopez.