Kompany analizon përballjen me Brazilin, sipas tij Belgjika i ka të gjitha shanset të fitojë

Sport

kompany

Përballja me Brazilin mund të jetë testi vendimtar për një gjeneratë të tërë lojtarësh që përfaqësojnë Belgjikën. I të tillë qëndrimi është vetë Vincent Kompany.Qendërmbrojtësi i Manchester City-it, i cili mbetet prezent me kombëtaren, pavarësisht problemeve të shumta me lëndimet, ka thënë të tijën për sfidën me amerikanolatinët në cerek-finale. “Nuk është se kemi dështuar deri më tani, por edhe pse i kemi cilësitë, ka ende një hendek që ne duhet ta tejkalojmë për të tilla përballje” – ka thënë Kompany, i cili është i mendimit se ky hendek mund të tejkalohet duke mundur përfaqësuese si ajo e Brazilit. Por në këtë analizë të shtatlartit belg, ai fut edhe vetë lojtarët brazilian.

vincent

Sipas Kompany-s kjo sfidë në vetëvete është një sprovë edhe për elementët e rinj të Selecciaos, si Neymar-Coutinho-Firmino, prandaj pritet të jetë një ndeshje tejet e fortë. Që kur grupi i blegëve u formua me elementë si Kompany, De Bruyne, Hazard, Courtois apo dhe Mertens, Belgjika është lakuar si tejet me prespektivë, por kjo prespektivë nuk ka shkuar përtej cerek-finaleve në Brazil-2014 dhe Francë 2016-të. Sidoqoftë Kompany beson se tashmë përvoja e shtuar e talenteve si dhe afrimi i plot të tjerëve në kombëtare e kanë pasuruar më shumë Belgjikën. Sipas 32-vjecarit “Djajtë e Kuq” i kanë të gjitha mundësitë që të fitojnë ndaj Brazilit.