Komisioni i Disiplinës do ta japë vendimin final për Ronaldon më 27 shtator

Sport

ronaldo red
Komisioni i Disiplinës në UEFA do të japë verdiktin final për rastin e Cristiano Ronaldos vetëm më 27 shtator. Portugezi u nxorr me karton të kuq pas një episodi goxha të kontestuar në sfidën Valencia-Juventus. Ajo çka pritej të ishte ndeshja debutuese tij në Champions League me bardhezinjtë, u mbyll shpejt në lot si një ndeshje me mjaft dritë-hije. Felix Brych dhe asistenti i tij gjykuan si sjellje anti-sportive një kontakt në zonë, pa top, të Ronaldos me Murrillon. I gjithë stadiumi “Mestalla” iu gëzua kartonit të kuq ndaj portugezit, i cili nuk e përtypi aspak vendimin e gjyqtarit dhe u përlot tërësisht teksa la fushën.

karton i kuq

Megjithatë pikëpyetje të mëdha u nxorrën pas pamjeve filmike të cilat nuk është se pikasnin ndonjë sjellje të rëndë apo ndërhyrje të ashpër nga 33-vjecari. Përpara kësaj sfide Ronaldo pati rrëfyer se kishte vuajtur nga ankthi për gjendjen e krijuar në Serie-A ku pasi kishte pasur javë të tëra pa shënuar një gol. Gazeta spanjolle AS përmendte këtë fakt teksa njoftonte se vendimi që mund të marrë më 27 shtator Komisioni i Disiplinës mund të mos e revokojë kartonin e kuq, por në maksimumin e pozitivitetit t’i japë një ndëshkim prej vetëm 1 ndeshje portugezit. Kështu me gjasa Ronaldo nuk luan në sfidën kundër Young Boys të 2 tetorit, por nëse dënimi do jetë i rëndë nga komisioni disiplinor, ai mnud të mos luajë as kundër Manchester United.