KOMBETARJA, JA LISTA PER SFIDAT E NENTORIT ME CEKINE E UKRAINEN!

Sport

Sylvinho zbuloi listën e sfidave të nëntorit, që Kombëtarja shqiptare do të luajë në Grupin B1 të UEFA Nations League, në stadiumin “Air Albania” kundër Çekisë më 16 nëntor, si dhe Ukrainës më 19 nëntor. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, teksa tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare, me rikthim e fierakut të Real Saragozas, pas disa kohëve mungese. Kurse në sulm janë konfirmuar emra si Tuci, Daku, Uzuni e Muci, ndërsa rikthehet edhe Manaj, megjithëse vuan nga një dëmtim që pësoi me Sivasporin

“Jemi në bisedime me mjekët për Manajn, Kumbullën dhe Baren. Kemi vendosur t’i ftojmë dhe më pas të shikojmë nëse mund të luajnë apo jo”, ka treguar tekniku kuqezi në konferencë për shtyp, i cili pranoi edhe objektivin për “të arritur vendin e parë në grup, ndonëse është një grup i vështirë”. Sipas tij, kemi avantazhin që luajmë në shtëpi dhe Gjithçka mund të ndodhë në grupin e Nations Ligë, por ne do të synojmë maksimumin. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.