Kombëtarja humb qendërmbrojtësin për 1 muaj

Sport

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që tregojnë se mbrojtësi do të jetë sërish i gatshëm për Mallarcan pas pushimit të kombëtareve. 25-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit të 21 shtatorit, që Mallorca luajti përballë Atletiko Madrid. Shtatlarti i repartit difensiv la fushën e lojës në minutën e 36-të dhe vendin e tij e mori Pablo Torre. Ndeshjet e radhës që Majorka do të luajë pa Kumbullën do të jenë me Real Sociedad, Alavesh dhe Atletik Bilbaon. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi do të jetë ndaj Seviljes, më 18 tetor. Ne kete menyre mund te thuhet se Kumbulla do të qëndrojë jashtë listës së trajnerit te KOmbetares, Silvinjo për sfidat e programuara nga kuqezinjte gjate muajit tetor. Kujtojme që Shqiperia do të sfidojë Serbinë më 11 tetor në transfertë, ne duelin zyrtar për kualifikueset e Botërorit 2026, kurse pak dite më vone do te jete radha e Jordanisë që do te perballohet ne miqësore nga ana e skaudres se Sylvinjos.