KOMBETARJA, FORMACIONI QE FITON NUK NDRYSHON

Sport

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për sfidën e së shtunës me Cekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. trajneri Sylvinho prej ditësh po punon shumë për të përgatitur ekipin për sfidën e vështirë që e pret skuadrën kuqezi, teksa kjo përballje do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm që në lojë është kreu i grupit B1 në Nations League.

Një kundërshtar jo shumë i këndshëm për kuqezinjtë, pasi siç dihet çekët janë fizik dhe shumë taktik. Aq më tepër kur përpara 1 muaji në Pragë, cekët na mposhtën praktikisht në të gjitha drejtimet, duke marrë një fitore të rëndësishme. Mirëpo Sylvinho dhe stafi i tij po marrin të githa masat, ndërsa në mendja kanë bërë gati formacionin “anti-Çeki” dhe nuk pritet të ndryshojë në krahasim me ekipin që mundi Gjeorgjinë në Tblilisi.