Kolumbia kualifikohet në finalen e Copa America. Në gjysmëfinale, kolumbianët, fituan 1-0 ndaj Uruguajit, falë një goli të shënuar në minutën e 39, të shënuar nga Lerma. Mirëpo, vetëm pak minuta më vonë, situata do të vështirësohej për Kolumbinë, sepse në çastet e fundit të pjesës së parë, skuadra e drejtuar nga Nestor Lorenzo do të mbetej me 10 lojtarë në fushën e lojës, duke qenë se Munoz u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, kolumbianët refuzuan të doërzoheshin. Ata treguan rezistenvë ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të Uruguajit në pjesën e dytë, ndërsa duhet theksuar gjithashtu se në fundin e takimit, patën mundësi për të dyfishuar rezultatin, duke qenë se kundërshtari ishte hedhur i tëri në sulm në kërkim të barazimit të ndeshjes, por pa ia dalë dot mbanë me sukses.
Pas vërshëllimës së trefishtë, festë e merituar për Kolumbinë, që me këtë arritje, shënoi një rezultat histori, sepse kjo ishte finalja e parë në Copa America për ta që nga viti 2001, atëherë kur u shpallën kampionë, duke fituar 1-0 ndaj Meksikës.
Ai që ka luajtur një rol thelbësor në këtë rrugëtim mbreslënës së Kolumbisë në Copa America, është James Rodrigues, i cili, ndonëse nuk po luan në nivele të larta sa i përket karrierës me klubet, duhet theksuar, se sa herë që e thërret detyra e kombëtares, transformohet në një tjetër futbollist. Këtë edicion të Copa America, James ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë 6 asiste për shokët e skuadrës, duke u kthyer në këtë mënyrë në një gur themeli për ecurinë e suksesshme të përfaqësueses së tij.
Duhet nënvizuar se për momentin, Kolumbia, po shijon një ecuri fantastike, teksa nuk njeh asnjë humbje në 28 ndeshjet e fundit. Ky është një rekord që aktualisht nuk është duke e përjetuar asnjë skuadër, apo përfaqësuese tjetër. Në finale, Kolumbia do të luajë përballë Argjentinës së Lionel Messit, që synon të barazojë Spanjën, me 3 trofe madhorë të fituar radhazi.