Kolo Mauni pranon të luajë për Juventusin. Sulmuesi francez, nuk ndihet më i lumtur në radhët e PSG dhe prej disa javësh, emri i tij ka nisur të diskutohet në merkato, ndërsa ditë pas dite, situata ka filluar të marrë edhe formë konkrete. Sikruse raportojnë mediat italiane, me shumë mundësi, Muani do të jetë lojtari i ri i Juventusit, transferim që do të kryhet përgjatë merkatos të Janarit.
26 vjeçari nuk duket të jetë më në planet e trajnerit Luis Enrique dhe mes tyre, mendohet të ketë një krisje të pandreqshme, kështu që mënyra më e mirë në këtë mes, është largimi i lojtarit nga Parc des Princes. Problemi, apo çështja që tani mbetet për të diskutuar mes klubeve, është mënyra e transferimit të 26 vjeçarit në Torino. Muani ka një kontratë me Parisin të vlefshme deri në verën e 2028-tës, ndërsa, për të siguruar shërbimet e tij rreth një vite e gjysmë më parë, kampionët e Ligue 1 paguan afërsisht 100 milionë euro në arkat e Frankfurtit. Një tjetër ngërç që mund të lindë është gjithashtu edhe paga e lartë e lojtarit, i cili me Parisin përfiton rreth 12 milionë euro në muaj. Në kushte si këto, Juventusi, fillimisht synon huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, më pas të shqyrtojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit. Sa i përket pagës, Zonja e Vjetër do të përpiqet që të paguajë vetëm gjysmën, ndërsa gjysma tjetër të garantohet nga Parisi.
Vlera e kartonit të futbollistit në fjalë, për momentin cilësohet vetëm 30 milionë euro, dhe në krahasim me një vit e gjysmë më parë, kur kartoni i Muani vlente 80 milionë euro, dallohet qartë një rënie e theksuar e formës së sumluesit të qendrës.
Duke qenë se është konsumuar thuajse 1/3-ta e merkatos së Janarit, shumë shpejt pritet të ketë zhvillime më konkrete rreth temës në fjalë.