Një film për një yll të basketbollit të NBA. Kompania e njohur kinematografike “Warner Bros”, ka blerë të drejtat për skenarin e një filmi, që tregon historinë se si ylli i Lakers, Kobi Brajant, u refuzua nga Nju Xhersi Nets dhe përfundoi në Los Anxheles. Kujtojmë që Bryant ka pasur një lidhje të fortë me kinematografinë, pasi fitoi një oskar për “Dear Basketball”, një film i shkurtër i animuar për tërheqjen e tij nga basketbolli, të cilin ai e shkroi dhe e rrëfeu. Kobi, i cili vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në kodrat pranë Los Anxhelesit, më 26 janar 2020, do të mbushte 47 vjeç, më 23 gusht.
Ndërkaq, sa i takon filmit për karrierën e Brajant, duhet tëhënë se do të ishte afërsisht sa gjatësia e filmit “Lufta dhe Paqja”. Madje ndoshta gjashtë orë e tridhjetë minuta nuk do të ishin të mjaftueshme. Gjithsesi, “Warner Bross” ka siguruar skenarin për një film që do të përqendrohet ekskluzivisht në ditën e draftit të Brajantit. Titulli i përkohshëm është “Me Zgjedhjen e 8-të”. Zgjedhja e tetë në atë draft ishte në pronësi të Nju Xhersi Nets, të trajnuar nga Xhon Kalipari. Ekipi, i cili më vonë u zhvendos në Bruklin, dukej i vendosur të nënshkruante me Kobi Brajantin, por menaxheri i përgjithshëm Xhon Nesh u “nda” nga trajneri, i cili preferoi të përqendrohej te Keri Kittëlls. Kështu, Barjant përfundoi në Sharlot me zgjedhjen e 13-të, e cila më pas e shkëmbeu atë me Lejkersin në këmbim të Vllade Divacin. Marrëdhënia e Kobi Brajant me kinemanë ishte e fortë edhe para vdekjes së tij tragjike.