Kobbie Mainoo mund të largohet nga Manchester United

Sport

Kobbie Mainoo mund të largohet nga Manchester United. Mesfushori i talentuar 19 vjeçar, është një produkt i akademisë së famshme të klubit anglez, mirëpo e ardhmja e tij ka nisur të duket e pasigurt në radhët e 20 e herë kampionëve të Premier League. Maino, debutoi me ekipin e parë në Janarin e 2023-shit dhe falë performancave pozitive, tërhoqi menjëherë vëmendje të gjerë në mbarë opinionin sportiv për aftësitë e tij në fushën e lojës. Në rolin e një mesfushori me tipare mbrojtëse, Mainoo, cilësohet si një element që zotëron qetësinë e nevojshme për një futbollist, kontroll të mirë të topit dhe maturi të theksuar. Megjithatë, e ardhmja e anglezit ka nisur të shihet disi me dyshime në Old Trafford. Siç njoftohet nga mediat në ishull, lojtari në fjalë dhe Manchester United, janë në process rinovimi të një tjetër kontrate, duke qenë se ujdia aktuale përfundon në verën e 2027-tës, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit. Madje, siç thuhet, Mainoo është lojtari më pak i paguar në ekipin e parë, me vetëm 25 mijë euro në javë, ose thënë ndryshe, diçka më shumë se 1 milion euro në vit. Megjithatë, dyshimet dyshimet kanë nisur të ngrihen menjëherë, sepse bisedimet e rinovimit janë kanalizuar në një fazë tepër të ngadaltë dhe kjo gjë, po pasohet me shumë pikëpyetje, saqë të mendohet se rinovimi mund të mos kryhet me sukses. Në kushte të tilla, situatën e futbollistit në fjalë, është duke e ndjekur me kudjes klubi i Chelsea. Londinezët janë pozicionuar dhe janë gati të përfitojnë nga rasti, vetëm e vetëm, të bëjnë të mundur blerjen e Mainoo. Se si do të shkojë kjo çështje, mbetet për t’u parë në vazhdimësi, ndërsa vlen të theksohet gjithashtu se pak ditë më parë, në mediat angleze u raportua, se Mainoo është pjesë e një rrethi të ngushtë lojtarësh në radhët e Manchester United, të cilët konsiderohen të paprekshëm nga drejtuesit e klubit.