Klubi i sportit Tirana, Veliaj: S’mund të japim 130 mijë euro për një lojtar që luan vetëm 7 minuta

Sport

largea_f717c9db-82ea-4a6a-983a-ae557124cd011457441340.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i është përgjigjur kërkesës së këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak mbi marrjen e përgjegjësive nga institucioni i Bashkisë ndaj klubit të sportit Tirana.

Në përgjigjen e tij, Veliaj thotë se nuk mund të jepen 130 mijë Euro, për një lojtar që luan vetëm 7 minuta, duke shtuar se situata financiare nuk e lejon që të bëjë investime të ekzagjeruara në blerjen e futbollistëve.

“Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionere në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksioner shumicë, edhe në sport klub “Tirana”, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionerit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionerësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime. i kam kërkuar z. Halili të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ‘Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri’, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet”, tha Veliaj.