Klubi i Bundesliges del në stërvitje, “thyen” rregullat e karantininit

Sport

Padyshim që janë një ndër ekipet befasuese të kësaj Champions League. Por befasitë nuk i kursen edhe në qëndrimet sa I takon situatës aktuale të ndikuar prej Coronavirusit.

Edhe pse Federata gjermane ka urdhëruar se futbolli në vend do të jetë i ndërprerë të paktën deri më 3 prill, futbollistët e Laipzig kanë vendosur që të dalin në fushën e lojës për stërvitje. Gjithsesi me rregulla strikte.
Duhet thënë se lojtarët nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman, kanë bërë ushtrime me topin, duke qëndruar të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit. Për më tepër nuk janë përshëndetur dhe nuk kanë pasur në asnjë moment kontakte me njëri-tjetrin. Mbi të gjitha surpriza ka ardhur në brendësi të qendrës stërvitore, ku janë krijuar dhoma të veçanta me dushe për secilin lojtar në mënyrë që të mos kenë asnjë rrezik për infektimin me Covid-19.