Klubet e Premier League dominojnë futbollin e milionave

Sport

Klubet e Premier League dominojnë futbollin e milionave. Në një studim të bërë së fundmi nga organizata Deloitte UK, duke nisur nga sezoni 2020/21, mbi të ardhurat vjetore, më tepër segjysma e listës, përbëhet nga klubet e elitës angleze.

Në 20 klubet që kanë arkëtuar më shumë miliona përgjatë kësaj kohe, 11 prej tyre vijnë nga Premier League. Konkretisht bëhet fjalë për Manchester City, Liverpool, United, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Ëest Ham, Leiçester, Leeds United, Everton dhe Neëcastle. Një statistikë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 26 vitet e fundit sa herë që është bërë një studim mbi çështjen në fjalë.

Në vendin e parë, si klubi me më tepër të ardhura vjetore për edicioni 2021/22 renditet Manchester City me 731 mln euro, ndjekur nga Real Madrid me 713 mln euro.

Në vendin e 3-të klasifikohet Liverpool me rreth 702 mln euro, ndjekur nga Manchester United me rreth 689 mln euro.

Pjesë e 10-tëshes së parë është PSG, Barcelona dhe Chelsea, ndërsa në pjesën e dytë të tabelës renditen Inter dhe Milan, ndërsa klasifikimi mbyllet nga Everton dhe Neëcastle.

Në këtë studim, vërehet një rritje e të ardhura në krahasim me sezonin 2020/21, për shkak se në atë 2022/23 dyert e stadiumeve u hapën sërish për tifozët.