Kampionët e Evropës të Liverpoolit ka pasur një fazë parasezonale katastrofale, që u vërtetua edhe me humbjen 0:3 kundër skuadrës së Napolit. Gjithsesi, për ndeshjet e parë zyrtare të 4 gushtit, që do të jetë e vlefshme për ‘Community Shield’ kundër Man City, Liverpool pritet të ketë një tjetër fytyrë, pasi do të rikthehen nga pushimet edhe lojtarë si Momo Salah, Alisson, Mane e Firmino. Prabndaj, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një paralajmërim për Manchester City, kur mungon edhe gati 1 javë nga ajo përballje me kampioënt e Anglisë.
“Të kesh gjashtë lojtarë në mungesë është e vështirë. Por, kështu është situata, dhe ne jemi të përgatitur aq sa kemi kemi pasur mundësi. Kundërshtarët mundohen të na analizojnë tani, por kjo nuk është e lehtë, pasi për sfidën e fundjavës do të shfaqemi si një ‘bishë’, ka thënë fillimisht trajneri gjerman. Në katër miqësoret e kaluara, Liverpool ka pësuar plot 10 gola, por Klopp beson se fitoret e lehta do të ishin më keq për skuadrën nga ‘Anfield’, ndërsa këto humbja do t’i shërbejnë për t’u përmirësuar dhe rritur akoma më tepër.
Ndër të tjera, Klopp ka sulmuar ashpër skuadrat evropiane që nuk i respektojnë rregullat financiare sa i takon merkatos. “Nuk mund të flas për lëvizjet e ekipeve të tjera, pasi nuk e di sesi e bëjnë këtë. Por ne duhet t’u kushtojmë vëmendje llogarive. Ne kemi investuar shumë për ta bërë këtë ekip më të fortin në Evropë dhe nuk jemi në një botë fantazie, ku mund të bëjmë atë që duam. Ekzistojnë 4 skuadra që mund ta bëjnë këtë: Real, Barcelona, City dhe Psg, por ja që ndaj tyre nuk ka asnjë tërheqje vëmendjeje…”, është mjaftuar të thotë Klopp.