Klopp nuk nënvlerëson Salzburgun, kërkon maksimumin nga Liverpool

Sport

Jurgen Klopp (trajneri i Liverpool): “Salzburgu është një ekip interesant dhe shumë argëtues. Ata janë vërtet të fortë dhe kanë lojtarë të rinj që janë të frymëzuar për të shfrytëzuar këtë shans. Janë të organizuar shumë mirë dhe ndoshta janë kundërshtari i duhur për ne në këto momente. Mënyra se si ata luajnë është surprizuese për të gjitha skuadrat. Por nëse është ndokush që e njeh mënyrën e tyre të lojës ai jam unë. Ne nuk kemi bërë nisjen më të mirë në këtë kompeticion por jemi të qetë, pasi kemi zgjidhur situata të tilla edhe vitin e kaluar. Jam i kënaqur me punën e lojtarëve të mi. I shoh të përkushtuar dhe më pëlqen fakti që zbresin në fushë të frymëzuar pë të fituar sërish trofeun. Liverpool kërkon të provojë se mbetet skuadra më e fortë e momentit dhe për të bindur njerëzit, duhet të fitojmë edhe më shumë se në sezonin e kaluar.”

Sadio Mane (sulmues i Liverpool): “Mund të them se jemi më të mirë në këtë sezon. Po punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar më shumë. Arritëm të fitonim jo vetëm trofeun, por edhe shumë eksperiencë sezonin e kaluar dhe tani duam të bëjmë akoma më mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm kundër Salzburg. E them këtë jo vetëm për sulmuesin Haaland, por edhe për disa lojtarë të tjerë që mund të jenë të rrezikshëm. E njoh skuadrën e Salzburgut dhe mund të them se është një kundërshtar shumë më i fortë nga sa duket. Nëse i nënvlerësojmë do të gabojmë rëndë. Nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime që bëmë sezonin e kaluar.”