Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool:
“Kjo është një nga ndeshjet më të vështira që mund të ketë një futbollist. Atletico është një skuadër e mirëorganizuar, që vrapon pa pushim dhe që dinë të marrin rezultatin që duan. Ata janë në një fazë tranzicioni dhe është e kuptueshme që mund të kenë disa probleme, por tek Atletico luftojnë me të gjitha forcat. Të shkosh në finale është diçka e bukur, por ta fitosh atë është e jashtëzakonshme. E shohim veten si një ekip që ka mundësinë të shkojë në finale, të fitojë kompeticione, por ne nuk jemi të vetmit. Jemi një nga favoritët, por të vetmit. Nuk mendoj se arma jonë më e fortë është ‘Anfield’. Sigurisht që është një vend special për ne, por në ‘Champions League’ kemi bërë disa paraqitje shumë të mira edhe në transferta. Kundër Bayern në Mynih zhvilluam një nga ndeshjet më të mira që kam parë. Por nëse ka një ekip që të detyron të nxjerrësh më të mirën që ke për të fituar, është padyshim Atletico. Ata nuk bëjnë dhurata. Nëse punon aq shumë sa ata, mund të kemi një shans. Po nuk u impenjuam njësoj si ata, atërherë mos të pretendojmë asgjë.”
Trent Alexander-Arnold, mbrojtës i Liverpool:
“Metropolitano’ mbart kujtime të bukura për ne, pasi këtu bëmë realitet ëndrrat tona. Gjithësesi, nuk duhet të merremi me të kaluarën, por të përqëndrohemi tek ndeshja e sotme. Objektivi ynë është të vijojmë punën dhe të arrijmë sërish deri në fund të kompeticionit. Nuk mendojmë për rekorde. Dëshira jonë është të arrijmë të fitojmë sa më shumë të jetë e mundur. Dëshira për të arritur sa më shumë trofe nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Nëse duam të lëmë një gjurmë në historinë e futbollit, duhet të vazhdojmë me të njëjtat ritme. Atletico është një ekip shumë i fortë nga ana taktike. Ata kuptohen mirë me njër-tjetrin dhe nuk lënë shumë hapësira. Do të jetë një ndeshje e vështirë, me një kundërshtar të ndryshëm nga ata që kemi hasur deri më tani.”