Bayerni i Munich-ut nuk ka qenë kurrë një opsion për Jurgen Klopp, kështu të paktën sipas vetë trajnerit aktual të Liverpoolit. Gjermani ish-trjaner i Dortmundit ka theksuar se nuk është kontaktuar në asnjë moment nga Bayerni megjithëse në Gjermani gazeta Bild dhe Kicker e kishin radhitur atë mes emrave të shqyrtuar nga drejtuesit bavarez. Por Klopp ka thënë se ai nuk ka qenë kurrë një alternativë për të zëvendësuar Heycnkessin. Ndërkohë duke e komentuar këtë temë, 50-vjecari nga Stuttgarti ka thënë se një lëvizje drejt Munich-ut do të kishte qenë tejet e komplikuar.
“Eshtë fakt se në kontratën time nuk kam asnjë klauzolë largimi”ka rrëfyer Klopp për Sky-in. “Nëse Bayerni do të kishte qenë interesuar, pavarësisht qëndrimit tim, do kishte qenë e komplikuar si lëvizje pasi unë jam nën kontratë për 4 vite me Liverpoolin ” – tregoi më tej trajneri gjerman. Bayerni ndërkohë zyrtarizoi angazhimin e Niko Kovacit si trajner për sezonin e ardhshëm. Klopp nga ana e tij, shijoi suksesin më të madh në karrierë teksa drejtoi Dortmundin në të vetmet vite ku Bayerni dështoi të fitonte Bundesligën në sezonet 2011-2012-të. I thumbuar me idenë e një rikthimi te verdhezinjtë, Klopp tha se e shihte këtë gjë në të ardhmen, por jo për një post trajneri më shumë se sa të një roli drejtues.