Klopp dhe milionat rekord të shpenzuara nga Liverpool

Sport

klopp
Bota ka ndryshuar, por edhe ai ka ndryshuar. Megjithëse kanë kaluar vetëm pak vite. Në 2016, Jurgen Klopp kishte kritikuar publikisht transferimin e Paul Pogba nga Juventusi tek Manchester Junaited. Shumën prej 100 milionë eurosh e pati konsideruar tepër të lartë dhe jashtë cdo logjike, aq sa ishte shprehur: “Të tjerë klube mund t’i lejojnë vetes për të shpenzuar shifra të larta, për të marrë lojtarë më të mirë. Unë dua të punoj në tjetër mënyrë. Nëse do të kisha pasur ato para’ në dispozicion, do t’i shpenzoja ndryshe”. Mirëpo ja që tani, me klubet e Premier League që kanë të ardhura më të mëdha nga viti në vit, edhe Liverpuli është gjendur me shumë miliona në dispozicion për merkaton. Klopp papritmas ka ndyshuar strategji, duke kopjuar atë që bëri Mourinho para disa vitesh. Blerjet e fundit të Liverpool mund të krahasohen me operacionin-Pogba. Përderisa “Reds” kanë shpenzuar 70 milionë për Alisson, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një portier. Për të mos folur për ato 90 milionë eurot e derdhura për mbrojtësin Van Dijk. Të shumta kanë ardhur kritikuat në adresë të Klopp, por ai nuk duket i shqetësuar: “S’më intereson ajo cfarë thotë bota për ne. Po ashtu siç Manchester Junaited-it, në atë kohë, nuk i interesonte mendimi im. A kam ndryshuar mendje? Po, e pranoj. Gjithsesi, më mirë është të ndryshosh mendim, sesa të mos kesh fare… Ne zotërojmë lojtarët që donim dhe jemi të kënaqur kështu”, është mjaftuar të thotë tekniku nënkampion i Evropës.

klopp1231
Klopp e di mirë se merkato e viteve të fundit ka evoluar shumë. Shifrat e sotme nuk mund të krahasohen me të kaluarën. Vlerësimet aktuale janë “fryrë” në krahasim me ato të viteve më parë. Por është kështu për të gjithë. Dhe trajneri gjerman vë theksin pikërisht në këtë argument: “Me mjetet moderne, çfarëdo që të thuash, mbetet përgjithmonë… Unë nuk mund të mendoja se bota do të ndryshonte kaq shpejt. Në atë kohë, 100 milionë eurot për Pogba më dukeshin shumë…”, ka shpjeguar menaxheri i Reds. Që kohët kanë ndryshuar e tregon edhe strategjia e aplikuar nga Liverpuli. Për vite të tërë, blerja më e kushtueshme e historisë së klubit ka qenë Carrol, i paguar 40 milionë. Ndërsa në 18 muajt e fundit, Klopp ka shpenzuar mbi këtë shifër, për 6 lojtarë të ndryshëm: Salah, Chamberlain, Van Dijk, Keita, Fabinho dhe Alisson.