Klauzola në kontratë, një lojtar mund të largohet nga Napoli në merkaton e verës

Sport

E ardhmja e trajnerit Luçiano Spallettit nuk është e vetmja temë që po diskutohet përgjatë këtyre ditëve në ambientet e Napolit. Gjithashtu, edhe situata e mbrojtësit Kim Min-jae është një tjetër çështje që kërkon përgjigje në radhët e kampionëve të Italisë.

Koreano-jugori ka një kontratë me Napolin deri në 2025-tën, por në dyjavëshin e parë të korrikut të kësaj vere, në kontratën e mbrojtësit të qendrës, aktivizohet një klauzolë, që i jep atij të drejtën të largohet nga Napoli, drejt një klubi tjetër.

Sipas mediave të huaja, në verën e 2022-shit, Napoli ishte i detyruar ta përfshinte këtë klauzolë në kontratë, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të bindur lojtarin të transferohej në “Diego Armando Maradona”, e duke fituar kësisoj edhe konkurencën me klubet e tjera.

Në rrethana si këto, është mëse e mundshme që këtë verë, Kim, të largohet nga të kaltërit, teksa interesi për të mbetet i lartë nga klube të ndryshme të kontinentit, duke filluar nga i pari në listë, Manchester United. Djajtë e Kuq duan të përforcohen në prapavijë dhe drejtuesit, së bashku me trajnerin Ten Hag, mendojnë se Kim do të ishte blerja e duhur për repartin e prapavijës.

Gjtihashtu, edhe Tottenham, apo Neëcaslte po ndjekin situatën e Kim. Mirëpo, lista nuk mbyllet këtu. PSG, Real Madrid, apo edhe Barcelona e kanë në planet e tyre futbollistik aziatik.

Nëse Kim vendos të respektojë klauzolën dhe të largohet këtë verë, atëherë një gjë e tillë mund të kompletohet për shirën e 40, deri në 60 mln euro, pasi deri në këtë masë është e parashikuar në dokumentacion. Padyshim që kjo do të konsiderohej një humbje për Napolin. Përveç faktit që do të largohej një prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit, gjithashtu klubi kampion i Italisë nuk do të kishte mundësinë të përfitonte në maksimum nga shitja e lojtarit, duke marrë parasysh që vlera e tij reale në merkato, konsiderohet afërsisht 100 mln euro.

Muajin e ardhshm, Kim Min-jae, pritet të kthehet në vendlindje, për të kryer shërbimin ushtarat dhe në korrik do të rikthehet sërish në Itali, atëherë kur do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.