Klaivert: Championsi i Realit ka më vlerë se trofetë e Barcës

Sport

patrik

“Dy titujt e fituar në Spanjë nga Barcelona nuk kanë fare vlerë nëse Reali fiton Champions Leaguen!”. Vështirë të imagjinosh që një deklaratë e tillë vjen nga goja e një ish-lojtari katalanas, si Patrik Klaivert. Holandezi është i mendimit se triumfi në Champions League nga madrilenët do të eklipsonte suksesin e dyfishtë të Barçës në tokën spanjolle. Kluivert ka provuar vetë me Ajaksin në vitin 1995 fitoren e kompeticionit më të madh evropian për klube. Prandaj është shprehur se bëhet fjalë për arritjen më të madhe në futboll, për një skuadër dhe një lojtar. “Të fitosh një kompeticion, ku luajnë skuadrat më të mira evropiane është dicka mjaft e vështirë. Natyrisht të fitosh kampionatin dhe Kupën në Spanjë është pozitive, por të ngresh trofeun e Champions League është shumë më mirë. Do të preferoja shumë më tepër të luaja dhe të fitoja finalen e Champions-it. Por nëse e humbet dhe nuk ke fituar asgjë, atëherë quhet një sezon i dështuar”, ka shpjeguar ish-sulmuesi.

kluivert
Duke dalë u ndalur tek Real Madridi, Klaivert ka pohuar se mbretërorët spanjollë po luajnë mirë dhe gjithmonë bëjnë atë që duhet të bëjnë. Mirëpo, sipas tij, nëse nuk fitojnë trofeun e Champions, atëherë me siguri do ta kenë shumë të vështirë sezonin e ardhshëm. Reali e Barca luajnë në fundjavë “El Clasicon” e famshme në kampionat. Në lidhje më këtë përballje dhe duelin Messi-Ronaldo, holandezi që ka luajtur edhe me Ajaksin e Milanin, është shprehur se “Messi është më i miri, por nuk mund të bëjë dot asgjë vetëm. Ai dhe Ronaldo janë dy lojtarë të ndryshëm, megjithëse të një niveli të lartë. Secili prej tyre meriton fjalë të mira. Mirëpo Messi ka lindur me një talent impresionues. Ronaldo gjithashtu, por portugezi duhet të punojë fort për të arritur argjentinasin”, ka përfunduar Klaivert.