“Kjo sfidë me Liverpool është vërtet nga ato të vështirat për ne. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, përderisa ata sipas meje janë ekipi më i mirë në botë. Nëse fiton Champions dhe Premier League në hapësirën e dy viteve, je një pretendente e fort për të fituar sërish një trofe në arenën evropiane. Ndërsa jonë është e ndërtuar kryesisht me talentë të rinj. Duhet të tregohemi të zotët përballë një kundërshtari me përvojë si Liverpuli. Sonte na duhet që në fushë të marrim frutet e asaj pune që kemi bërë gjatë të gjithë kësaj kohe. Liverpulit do t’i mungojë Virgil Van Dijk, por ne jemi të përqendruar më shumë tek ata që do të zbresin në fushën e lojës. Nuk presim të jetë një skuadër ndryshe nga ajo që ka luajtur zakonisht. Do të ketë lojtarët e përhershëm në sulm, të cilët janë shumë cilësor. Nuk ka përse ndryshon e gjithë skuadra vetëm për shkak të mungesës së Van Dijk, i cili besoj se do të zëvendësohet nga një tjetër mbrojtës me nivel, që te Liverpuli nuk mungojnë. Sidoqoftë, në ndeshjet e fundit të kampionatit ka treguar se është një skudaër jo e pathyeshme”.