Është zbuluar arsyeja pse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe në shpinë, ku në mesin e të shumtëve ishte edhe fituesi i 19 medaljeve të arta olimpike – notarit amerikan, Michael Phelps
“The Independent” i ka kushtuar një artikull notarit amerikan, Michael Phelps, i cili u paraqit në ‘Rio 2016’ me rrathë të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.
“The Independent” shkruan se ato formohen nga trajtimi i mjekësisë tradicionale kineze të njohur si “kupa të zjarrta” ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi lëkurë.
Më tej “The Independent” shkruan se atleti amerikan nuk është i vetmi, apo i pari që aplikon këtë procedurë, në fakt janë disa sportistë që e aplikojnë këtë metodë gjatë këtyre Lojërave Olimpike, por të parët që e kanë “prezantuar”, natyrisht janë ata kinezë.
Praktikuesit e saj pretendojnë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dhimbja e muskujve, problemet me lëkurën ku përfshihen aknet dhe ekzemat, çrregullimet me frymëmarrjen, ftohjen e zakonshme, por gjithashtu është përdorur edhe si një trajtim alternativ për kancerin.
Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, si pasojë e krijimit të vakumit pas djegies së oksigjenit brenda kupës së “zjarrtë”.
Shenjat e tyre të kuqe që duken si shenja dhune dhe duan deri në dy javë për t’u zhdukur.