“Kjo do të jetë ndeshja jonë e fundit në këtë kompeticion. Do të donim të vazhdonim ende, por në një grup kaq të fortë, na duhet të pranojmë vendin e katërt. Gjithësesi, duam që të largohemi me kokën lart dhe duam të bëjmë diçka të madhe në këtë ndeshje të fundit. Të gjithë lojtarët e mi kanë qenë entuziastë për këtë rrugëtim. Për ta, kjo ishte një provë se janë pjesë e niveleve më të larta. PSG është një nga skuadrat më të forta në botë. Kanë lojtarë të shkëlqyer në radhët e tyre dhe një trajner që di se si t’i ndryshojë gjërat në momentin e duhur.”
