Në San Siro ndaj Tottenhamit në Champions League ishte një nga më të mirët në fushë, duke dhënë një kontributë të rëndësishëm për të mbajtur të blinduar portën e Manja. POr prej atij 14 shkurti, paradoksalisht Simon Kjaer nuk ka marrë më minuta me fanelën e Milanit, duke mos zbritur në fushë për sfidën e kthimit të cerekfinales së Champions, si dhe ndeshjet e kampionatit ndaj Monzas, Atalantës, Fiorentinës, Salernitanës e Udinezes, ku kuqezinjtë kanë siguruar vetëm 7 pikë.
Në një situatë të tillë, vetë lojtari ka ngritur zërin, duke shfryrë pakënaqësinë e tij nëpër mediat daneze, në lidhje me atë që është detyruar të përballë gjatë kësaj periudhe:
“Jam lodhur duke mos luajtur. Jam stërvitur për 2 muaj, gjë që dua të them se më parë nuk e bëja dot prej 8 vjetësh. Në nivel fizik jam në maksimum. Por ja që gjërat ndonjëherë shkojnë sic i do ti, ndojëherë jo”, kanë qenë fillimisht fjalët e mbrojtësit 34-vjecar.
Dëmtimi i keq i pësuar në dhjetorin e 2021-shit kundër Genoas – që i humbi 28 ndeshje – e ngadalësoi disi garën e tij drejt fanelës së titullarit. Pësoi një operacion në gjurin e majtë, duke përballuar më pas një rikuperim të ngadaltë dhe duke u kthyer si rrjedhojë në stol. Këtë vit, akivizimi i fundit në kampionat daton më 10 shkurt ndaj Torinos, teksa në 5 ndeshjet e fundit ka qenë gjithmonë në pankinë. Kurse në Champions luajti vetëm takimin e parë me Tottenhemin. “ishte ndoshta ndeshje më e mirë pas dëmtimit. Nuk kam luajtur më që prej atëherë dhe natyrisht jam i zhgënjyer. Kam ende të njëjtën energji dhe oreks për të luajtur. Nuk kam humbur dëshirën e periudhës së rinisë. E gjithë kjo më ndihmon të qendroj në nivele të larta”, ka përfunduar mbrojtësi i Milanit.