Kingsley Coman tek Arsenal? Francezi konfirmon të ardhmen

Sport

kingsley

Kingsley Coman ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt me Arsenalin. Francezi ka qenë i përfolur së fundi sa i takon një lëvizje të mundshme drejt Emirates, por në një dalje për mediat ai ka hedhur poshtë faktin që mund të largohet nga Mynih, duke pretenduar se është i lumtur në radhët e Bayern. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me ndonjë kontakt që unë mund të kem pasur me Arsenalin. Sapo kam zgjatur kontratën time me Bajernin dhe kam në plan të qendroj këtu edhe për disa vite të tjerë”, ka deklaruar francezi. Me pak fjalë, Coman pasi nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare në fund të vitit të kaluar, është i lumtur të qëndrojë në klubin bavarez, edhe pse është i vetëdijshëm se duhet të luftojë për të siguruar vendin.

kingsl
Në këtë situatë, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka nisur të vlerësojë alternativat, për të marrë një anësor, që i nevojitet për lojën e tij. Emri i piketuar duket se është ai i një tjetër francezi, si Osmane Dembele. Ai së fundi ka kërkuar të largohet nga Barcelona, mirëpo klubi katalanas vështirë se mund ta lëshojë pa marrë të paktën shumën prej 105 milionë eurosh që pagoi verën e kalaur, për ta marrë nga Borusia e Dortmundit. Gjithsesi, e sigurtë për momentin është që Arsenali pritet të bëjë të paktën edhe një blerje në sulm, teksa deri tani ka afruar Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno, Sokratis Papastathopoulos, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.