KINGSLEY COMAN, SULMUESI I BAYERN MUNICH:

Sport

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje, sikur nga ana e kundërshtarit të mos mungojë asnjë lojtar. Nuk mendoj se në një përballje si kjo mund të flitet për një skuadër favorite. Ndaj njëra-tjetrës do jenë dy ekipe mjaft të forta, kështu që është mjaft e komplikuar për të thënë, apo për të evidentuar skuadrën që do kualifikohet për më tej.

E vetmja gjë që kemi në dorë është të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të shpresojmë që në fund, të largohemi me një rezultat pozitiv.

Është e vërtetë që pas Kupës së Botës kaluam një periudhë të luhatshme, por jemi rikthyer sërish në vazhdën e rezultateve pozitive. Mendoj se skuadra ka reaguar pikërisht atëherë kur duhet, sepse në mbrëmje të tilla, duhet të mbërrish me moralin në maksimum. Sa I përket motivimit, nuk ka nevojë për shumë filozofi. Këtu jemi në Champions League dhe automatikisht, ndihesh I mbërthyer nga emocionet, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje të tilla si kjo e sotmja.”