Kimi Raikkonen vendos të largohet nga Ferrari në fund të këtij viti

Sport

raikonnnen
Kimi Raikkonen nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Ka qenë vetë 38-vjeçari që ka konfirmuar një lajm të tillë falë një postimi në rrjetet sociale. Madje Raikkonen shkon më tej duke u zbuluar se ai nuk do të largohet nga ‘Formula 1’. Që nga sezoni i ardhshëm, ai do t’i bashkohet skuadrës Sauber Alfa Romeo, pikërisht aty ku ka nisur edhe karrierën e tij në elitën e garave me makina në vitin 2001.  Piloti finlandez është përfolur prej kohësh për një largim të mundshëm nga Ferrari, ku zëra të shumtë shihnin Charles Leclerc si zëvendësuesin e tij. Kështu Raikkonen ka marrë vetë situatën në dorë, duke gjetur një skuadër të re dhe duke lajmëruar largimin e tij nga Ferrari, ku ai garoi për 8 vite në total.

13fd1cda51287606d2d4ccbb9215eeec

Ai u bë pjesë e skuderisë italiane në vitin 2007 ku garoi për tre sezone dhe fitoi edhe 1 titull kampion bote. Më pas finlandezi u shkëput nga ‘Formula 1’ dhe bëri rikthimin e tij në vitin 2012 me skuadrën e Lotus. Ndërsa nga 2014 e deri më tani, ka qenë pjesë e pandashme e Ferrarit. Pas konfirmimit të largimit të Raikkonen, edhe tek Ferrari nuk kanë vonaur të bëjnë me dije se cili do të jetë zëvendësuesi i tij. Ashtu siç ishte përfolur, Charles Leclerc do të jetë nga sezoni i ardhshëm pjesë e skuderisë italiane. Piloti monegask nuk i ka fshehur emocionet e kësaj arritjeje të karrierës së tij, dhe falenderon babain e tij dhe Jules Bianchin, si dy njerëzit që i mësuan rrugën drejt suksesit në ‘Formula 1’.