Kevin De Bryune është rikthyer të flasë për kohën kur aktivizohej në radhët e Chelsea dhe në mënyrë të veçantë, ai ndalet tek marrëdhënia që kishte me trajnerin e “bluve te Londres” në atë kohë, Jose Mourinho. Mesfushori i quan mjaft të ftohta situatat qe ka patur me trajnerin portugez: “Unë nuk jam nga ata që bisedojnë shumë me trajnerin. Megjithatë, sa herë trajnerët më kërkojnë të flas, unë e bëj. Me Mourinhon unë kam folur vetëm 2 herë gjatë gjithë kohës sime atje. Herën e parë ndodhi kur doja të largohesha drejt Dortmund dhe herën e fundit kur kisha vendosur të largohesha patjetër, pasi doja të luaja futboll”.
Sipas De Bryune, në këtë aspekt, “Special One” nuk është njeriu i duhur, pasi në situata te tilla kanë qenë edhe shumë lojtarë të tjerë. 26-vjeçari këtë sezon po shkëlqen në radhët e Manchester City, që e bleu nga Wolfsburg në vitin 2015, për shifrën e 55 milionë eurove. Këtë vit, mesfushori belg numëron 7 gola dhe 15 asiste, dhe është kandidat kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë në Angli, së bashku me Mohamed Salah te Liverpool.