Kevin De Bruyne shqetëson Manchester Cityn përpara përplasjes në Champions ne Real Madrid

Sport

Kevin De Bruyne shqetëson Manchester Cityn. Mesfushori nuk udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës për në transfertën e Fulham. Për mungesën e tij, trajneri i ekipit, Pep Guardiola tha se lojtari vuan nga disa probleme fizike dhe nuk ndihet mirë.

“De Bruyne nuk është mirë. Ai ka disa probleme fizike dhe nuk mundi të udhëtonte me ne, ndërsa nuk e di se kur do të jetë sërish i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës”, kanë qenë fjalët e Pep, I cili në këtë mënyrë ka lënë të shtangur edhe tifozët e skuadrës, të cilët tashmë janë sy e vesh nga përditësimet që dotë vijnë nga Etihad.

Manchester City ka një sërë ndeshjesh të rëndësishme në javët e ardhshme, ku përveç sfidave në kampionat, aty ku çdo fitore është detyrim për të mbrojtur titullin, në Champions, City do të përballet me Real Madrid në fazën gjysmëfinale në datën 9 Maj.

Nuk mund të thuhet me saktësi nëse De Bruyne do ia dalë me sukses të jetë gati për aktin e parë në tokën spanjolle, por nëse nuk do të jetë, atëherë padyshim që Blutë e Manchesterit mund të konsiderohen me një armë më pak.

Për të kuptuar rëndësinë e belgut në formacionin e Cityt, mjafton të përmendim këtu, që përveç 9 finalizimeve, këtë sezon, De Bruyne është asistuesi më I mirë në 5 ligat kryesore të kontinentit, duke dhënë 27 pasime për gol.