Kevin de Bruyne parashikon të zgjasë karrierën pas situatës së krijuar nga koronovirusi

Sport

Kevin de Bruyne është absolutisht një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe një nga ata lojtarë që cdo trajner do të donte ta kishte në skuadër. Belgu së fundmi është shfaqur i pakënaqur me faktin që i duhet të qëndrojë në shtëpi dhe që nuk mund të zbresë në fushën e blertë për të bërë atë që do më shumë. Kjo gjë, duket se po e shtyn të marrë një vendim ndryshe për të ardhmen e tij. De Bruyne mendon që ta shtyjë karrierën e tij edhe me të paktën 2 vite nga ajo që kishte parashikuar më herët dhe e gjitha kjo sipas tij vjen për shkak të koronavirusit. 28-vjecari u shpreh se e ka biseduar këtë gjë edhe me familjen e tij, teksa pas gjithë kësaj situate, e cila ka kapluar të gjithë botën, ai kërkon të luajë sa më shumë futboll. Gjatë sezoni 2019/2020, De Bruyne ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 9 gola e duke shërbyer 20 asiste, cfarë e kanë listuar si një ndër lojtarët me rendimentin më të mirë në Europë.