“Jemi një skuadër që vit pas viti kemi ardhur në rritje. Tashmë zotërojmë më shumë eksperiencë, luajmë më mirë dhe vijmë me një mentalitet ndryshe. Sonte duhet të luajmë ashtu sikurse bëmë ndeshjen e një jave më parë në shtëpinë tonë. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë, atëherë kemi potencialin për t’u bërë një prej skuadrave më të mira në botë.
Nëse nuk jemi në nivelin e takimit të parë, atëherë Reali mund të fitojë, sepse po ashtu ata janë një nga skuadrat më të forta në qarkullim. Mbaj mend që në gjysmëfinalen e 2016-tës, Reali ishte një skuadër tepër e fortë dhe e rrezikshme.
Besoj se jemi në një moment të mirë. Gjatë viteve të fundit, kemi arritur rezultate mbreslënëse. Mendoj se mund të kritikohemi vetëm për faktin se nuk kemi triumfuar në Champions League.
Në aspektin personal ndihem mirë. Ndaj Atleticos pësova shumë ndërhyrje, por gjithçka kaloi dhe tani jam i lumtur që kam luajtur më shumë ndeshje. Nuk ka asnjë dyshim që në progresin tim si lojtar, një rol thelbësor e ka trajneri Pep Guardiola. Është e jashtëzakonshme ajo që ai ka bërë edhe me lojtarët e tjerë, por këtu nuk duhet të mos përmendim edhe punën e tyre të palodhur. Nëse nuk i dëgjojmë këshillat e trajnerit dhe nuk japim maksimumin, atëherë nuk mund të tregojmë rritje”.