“Gjëja më e rëndësishme është që të harrojmë rezultatin e takimit të parë. Sigurisht që nuk mund të harrojmë lojën, shanset që kishim, apo edhe kundërshtarin, por rezultatin duhet ta lëmë pas. Më duhet të them se këtë mbrëmje do kemi një sfidë tej mase të vështirë për të luajtur, pasi përballë kemi një kundërshtar mjaft të përgatitur. Mënyra si ata kanë luajtur në takimin e shkuar, treguan se kanë kualitet të lartë. Kështu që pres një ndeshje me nivel nga lojtarët e mi, edhe pse jemi të vetdijshëm se nuk do jetë aspak e lehtë”.