Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng është në qendër të vëmendjes pas ‘nokautit’ që mori nga Lionel Messi.
Barcelona mundi Bayern Munichun me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Më meritori për këtë fitore ishte Lionel Messi. Kurse, viktimë e argjentinasit ishte mbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, i cili pësoi keq nga një driblim.
Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të ndryshme qesharake, të cilat janë të dedikuara për Boatengun.