Në sezonin e tij të 3-të në radhët e Napolit, Victor Osimhen ka bërë që klube me peshë të kontinentit të kërkojnë me ngut shërbimet e tij. Një prej tyre ishte Bayern Munich, që pas largimit të Robert Leëandoëskit ka mbetur pa një pykë të mirëfilltë në repartin e përparuar.
Për këtë arsye, afrimi I një lojtari të tillë, është kthyer në një kusht të domosdoshëm për kampionët e Gjermanisë. Nga ana tjetër, duke parë këtë interes të lartë, presidenti I Napolit, Aurelio De Laurentis kërkon plot 150 mln euro për ta lënë të lirë futbollistin. Një kusht I tillë, konsiderohet I paarritshëm nga gjermanët, të cilët, e kanë të pamundur të shkojnë deri në nivelin e kërkesës së numrit një të Napolit.
Me fjalë të tjera, Bayerni është klubi I parë që është tërhequr nga gara për Victor Osimhen dhe do të kërkojë një tjetër objektiv. Ndërsa sa I përket të ardhmes së nigerianit, ajo pritet të jetë larg Napolit. Nisur edhe nga fjalët e vetë futbollistit, I cili nuk ka thënë se do të largohet, por aq që do të dënrtojë,duket shumë e vështirë që 24 vjeçari të vazhdojë të luajë për blutë edhe edicionin pasues, me kontratën që I përfundon në verën e 2025-tës.
Titulli kampion këtë vit në Itali, mund të konsiderohet maksimumi që Osimhen të arrinte me klubin jugor, prandaj ai mund të gëzojë të drejtën të largohet si hero nga stadiumi “Diego Armando Maradona”, për më tepër që do të mbushë edhe arkat e Napolit me miliona të panumërta, gati-gati në nivele rekordesh për futbollin italian.