“Kemi një skuadër të mirë, me lojtarë që luajnë në harmoni dhe kanë besimin e duhur për të ecur përpara. Kemi shfaqur shpirt luftarak në përgatitjet për këtë ndeshje dhe mendoj se kjo është mënyra e duhur për t’u futur në fushë. Për ne është e rëndësishme të arrijmë sërish në fazën e grupeve, pasi nuk luajmë vetëm për klubin tonë, por edhe për të përfaqësuar Greqinë. Omonoia është një kundërshtar serioz që meriton respekt për atë që ka dhënë deri më tani. Kanë eleminuar kampionët e Polonisë dhe të Serbisë dhe kjo nuk është diçka e vogël. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë përqëndrimin në fushë. Kemi patur disa probleme fizike sa i përket ritmit, por besoj se do i kalojmë.”