“Kemi një shans të madh për të luajtur në nivelin më të lartë të mundshëm. Ka për të qenë një sfidë shumë e rëndësishme, por ne nuk do ta ndryshojmë mënyrë tonë të të luajturit. Takimin e parë e humbëm dhe ai është një kapitull i mbyllur. Tani duhet të përqëndrohemi tek kjo sfidë e sotme, pasi shanset janë reale. Mendoj se ajo sfidë e parë ishte e rëndësishme që të kuptonim ekuilibrat dhe tani e njohim shumë më mirë kundërshtarin. Kemi më shumë se 1 mijë arsye se pse duam të bëjmë një paraqitje të madhe dhe pse jo të arrijmë një rezultat historik. Është një mëkat që nuk do të luajmë në ‘Bernabeu’. Sigurisht që ai stadium ka një histori të jashtëzakonshme dhe tek lojtarët ndikon ndryshe për motivimin. Por tek ne është po njësoj. Kjo është një përballje që duam ta fitojmë. Mund ta përmbysim situatën dhe jemi gati të shpenzojmë të gjitha energjitë që kemi për të arritur objektivin tonë. Dëshira e të gjithë skuadrës është që Atalanta të vazhdojnë rrugëtimin nëpër Europë dhe i kemi aftësitë për të realizuar një gjë të tillë.”