“Kemi detyrën për të shënuar sa më shpejt”; Henning Berg, trajner i Omonia

Sport

“Megjithëse situata në klub nuk është e mirë si pasojë e rezultimit pozitiv me Covid-19 të 2 lojtarëve, gjithsesi, ndeshja ndaj Olimpiakosit mbetet e një rëndësie të madhe. Ndeshja e parë e luajtur në Greqitregoi se jemi një skuadër e aftë për të luftuar, pse jo, me armë të barabarta kundër një klubi me emër sic është Olimpimpiakosi. Në këtë takim të kthimit kemi detyrën për të shënuar sa më shpejt dhe nëse ia dalim, atëherë do të kishim shanse të mëdha për të mbajtur shpresat gjallë sa i takon një kualifikimi të mundshëm. Sidoqoftë të gjithë e dimë se humbja e sfidës së parë na penalizon jo pak, prandaj na duhet të luajmë duke u përshtatur me situatën”.