“Kemi dëshirë të sulmojmë dhe të jemi solid në mbrojtje.”; Julian Nagelsmann, Trajneri i Leipzig

Sport

“Gjatë sezonit të kaluar në Champions League, luajtëm disa ndeshje të mëdha, prej të cilave ne fituam mjaft besim. Sonte kemi nevojë për diçka të ngjashme. Kemi dëshirë të sulmojmë dhe të jemi solid në mbrojtje. Përveç kësaj, në të tilla sfida, është shumë e nevojshme përulësia dhe zgjuarsia, për të cilat kemi nevojë të shkojmë në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Megjithatë, duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjithë si skuadër e dimë se nuk do jetë aspak e lehtë. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjes së mëparshme dhe të japim gjithçka për të luajtur një sfidë të madhe. Lojtarët e mi e dinë se në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe mund ta kthejmë situatën në favorin tonë. Diçka të tillë e kemi vërtetuar më parë”.