“Mendoj se skuadra e ka përgatitur këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme, me motivim dhe entuziazëm. Kemi bërë seanca mjaft të mira stërvitore. Mendoj se jemi në formën më të mirë të mundshme. Më pëlqejnë sfidat ku duhet të japësh gjithçka nga vetja, të kesh strategjinë e duhur dhe të mos kesh frikë nga një betejë e tillë. Jemi gati që të luajmë në këtë ndeshje të madhe me qetësi, entuziazëm dhe guxim. Do japim gjithçka nga kapaciteti jonë për të luajtur një takim të mirë. Kemi 90 minuta në dispozicion për të zhvilluar një paraqitje pozitive dhe në fund të marrim rezultatin që duam për të shkuar në gjysmëfinale”.