Majlinda Kelmendi ka deklaruar se asnjëherë nuk ka menduar të përfaqësojë asnjë shtet tjetër përpos Kosovës.
Ajo ka deklaruar se pavarësisht ofertave milionëshe që ka marrë nga shtetet e tjera, i ka refuzuar lehtë sepse ka ëndërruar përherë të përfaqësojë Kosovën.
“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot”, ka thënë ajo, raporton gazetari i grupit KOHA në Rio.
Majlinda i dha Kosovës medaljen e parë olimpike duke triumfuar në kategorinë deri 52 kilogramë.