Keidi Bare flet si lojtar i Real Zaragoza

Sport

 

Pasi u prezantua me shqiponjë në klubin e Real Zaragoza, Keidi Bare ka thënë Keidi Bare ka thënë edhe fjalët e tij të para si një futbollist i ri i organikës së Los Blanquillos, me të cilët ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, deri në verën e 2027-tës.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Kisha edhe oferta të tjera, por u binda nga projekti i këtij klubi. Fola gjithashtu edhe me trajnerin, i cili po ashtu më bindi akoma edhe më shumë që të pranoja ofertën dhe të vishja këtë fanellë. Këtu më kanë pritur të gjithë si një familje dhe u ndjeva mirë që prej ditës së parë. Do të jap më të mirën sa herë që do të zbres në fushën e lojës”, ka thënë ndër të tjera Keidi Bare.

Djaloshi 26 vjeçar u bë pjesë e klubit të Zaragozas pa asnjë kosto, duke qenë se i përfundoi kontrata e mëparshme që kishte të nënshkruar me Espanjolin. Me eksperiencën që ka fituar përgjatë këtyre viteve në Spanjë, Bare mund të kthehet në një element të rëndësishëm për Zaragozën, me objektivin për t’u rikthyer sërish në La Liga. Për më shumë se një decade, Los Blancillos kanë luajtur në La Liga 2.