Kë do synojë Atletico nëse largohet Griezmann?

Sport

griezmannn

Nëse Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico e Madridit, Los Rojiblancos do të besojë gjithçka te Paolo Dybala. Ishte ky lajmi i së enjtes që zuri vend në gazetën italiane Tuttosport. Edhe pse nga Griezmann janë mohuar zërat që flasin për një lëvizje të tij në verë, gjërat mund të shtyhen për t’u lëvizur nëse në horizont emra si Dybala bëhen të përballueshëm për Atleticon. Tuttosport teksa analizonte se të gjitha klubet e mëdha po dëshirojnë shërbimet e argjentinasit, nënvizonte një nga trajnerët që e vlerëson më së tepërmi, Diego Palblo Simeonen. Ky lajm pasqyrohej edhe në Spanjë nga gazeta AS. PSG dhe Barcelona janë klubet që thuhet se do të bëjnë përpara për Griezmann gjatë verës me rreth 120 deri në 200 milionë euro gati për t’u shpenzuar.

1131207749.jpg.0

Me këto para Atletico mund të synojë direkt Dybalan. I transferuar në Torino 4 vite më parë për shifrat e 40 milionë eurove, Paulo nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon për të qenë i vetmi nën dritat e projektorëve. Cristiano Ronaldo i ka zënë atij vend si lojtar edhe më i rëndësishëm. Kështu lëvizja e Dybalas konsiderohet si e mundshme këtë verë. Te Atletico së fundmi ka kaluar Alvaro Morata, një njohje e vjetër e Dybalas, teksa vetë Simeone është patriot i 25-vjecarit. Por që Paulo të luajë në Metropolitano duhet që fillimisht të largohet Griezmann.