Kawhi Leonard ishte heroi i Toronto Raptors në arritjen historike të klubit kanadez, që siguroi titullin e parë kampion në NBA. Leonard cilësohej para transferimit tëk Raptors si një lojtar që nuk do të kthehej dot në më të mirën e tij pas disa dëmtimeve të rënda, por tek Raptors ai provoi se mbetet ndër më të mirë në qarkullim. Pas përfundimit të kontratës me Toronton, ishin të shumta skuadrat që donin të firmosnin me të, por Leonard zgjodhi të bashkohej me Los Angeles Clippers. Ai ka shpjeguar se arsyeja se pse ai bëri këtë zgjedhje ka qenë Paul George. Ky i fundit braktisi Oklahoman për t’u transferuar tek Clippers dhe duket se ideja që të luajnë së bashku e ka bindur Leonard të pranojë ofertën e Clippers.
Por siç zbuloi ‘MVP’-ja e finaleve të sezonit të kaluar, përpara se të bisedonte me Clippers, ai ishte shumë pranë nënshkrimit me skuadrën tjetër të Los Angeles, Lakers. Një bashkim i Leonard me LeBron James tek Lakers duket se do të krijonte një skuadër kampione, por Kaëhi ndryshoi mendje për të shkuar nën anën tjetër të qytetit. Kjo edhe për shkak se prej kohësh flitej se Lakers ishte pranë nëshkrimit me Anthony Davis. Në media u fol se Lakers-at nuk donin të humbisnin kohë duke pritur një përgjigje nga Leonard, çfarë i shtyu të konkretizonin marrëveshjen me Davis. Për këtë çështje, Leonard u shpreh se nuk e sheh si një mundësi të humbur, pasi ai dëshironte të luante tek një skuadër që e dëshironte vërtet dhe Los Angeles Clippers ishte e gatshme të pranonte kushtet e kampionit të NBA.