Javë lamtumirash tek Real Madrid. Është ndalur rrugëtimi 14 vjeçar i Karim Benzema në “Santiago Bernabeu”. Në xhiron e fundit të kampionatit spanjoll, Los Blancos pritën Athletic Bilbaon, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 1-1. Mirëpo, 90 minutëshi I luajtur në shtëpinë e 35 herë kampionëve të La Ligas, ishte I fundit për 4 lojtarë të klubit, duke nisur nga kapiteni Karim Benzema.
Pas thuajse një dekadë e gjysmë të kaluar në Madrid, francezi vendosi që largohej nga 14 herë kampionët e Europës, dhe numrat e bëjnë atë të konsiderohet një legjendë e padiskutueshme e klubit mbretëror, si një ndër lojtarët më të mëdhenj që kanë veshur ndonjëherë bluzën e bardhë. Në total, me Realin, Benzema luajti 647 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Shënoi 353 gola, I dyti më I mirë në historinë e klubit. Përpara tij renditet vetëm Cristiano Ronaldo me 450. 165 asiste, I pari në historinë e Realit në këtë aspekt. Në 2009-tën, francezi zbarkoi 21 vjeç në kryeqytetin spanjoll, teksa në fund, u largua si lojtari më I titulluar I klubit në histori, me 25 trofe të fituar, vend që e ndaj bashkë me Marcelon. Në sezonin 2022/23, Benzema mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit.
Sa I përket të ardhmes së sulmuesit, ajo mbetet e lidhur me Arabinë Saudite. Klubi I Al-Ittihad interesohet për sulmuesin. Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, sauditët kanë gati një kontratë 3 vjeçare për lojtarin në fjalë, I cili mund të paguhet rreth 700 mln euro në total.
Lojtarët e tjerë të larguar nga Real Madrid, janë Marco Asensio, Eden Hazard dhe Mariano Diaz, që të 3 me parametra zero. Asensio dhe Mariano mund pritet të transferohen në një tjetër klub, kurse Hazard, ndonëse 32 vjeç, po mendon tërheqjen nga futbolli I luajtur.
Largimi I lojtarëve të sipërpërmendur nga Real Madrid, do të thotë se klubi I Los Blancos do të përfshihet nga një revolucion, kur emra të rinj pritet të zbarkojnë në “Santiago Bernabeu”.